Puthja e Arjolës dhe Ilirit gjatë një prove javore ku duhet të rikrijonin skenat e një filmi të caktuar ka shkaktuar shumë bujë. Aktorja ka folur për herë të parë e ftuar në emisionin “Ndryshe”.

Arjola u shpreh se me Ilirin ka krijuar një marrëdhënie të sinqertë që presin ta ruajnë edhe pas përfundimit të Big Brother.

“Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37 vjeçe, Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra. Unë mbështes Ilirin, sepse edhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo “Me ty deri ditën e fundit” është shprehja e Ilirit për mua.
Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi. Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime. Një miqësi e sinqertë, e hapur.
Puthja ishte një lojë, unë putha të gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë", tha Arjola.





