Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Shkurt 2022, 23:11

Bëri tre doza të vaksinës, këngëtari shqiptar infektohet me Koronavirus

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta është infektuar me Koronavirus, ndonëse ka marrë tre dozat e vaksinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ermali ka treguar se tani po shërohet, duke shpresuar të rikthehet në formë sa më shpejt.

“Ç’kemi njerëz, ndjesë për mungesën time këto ditë, por pavarësisht tre dozave të vaksinës mora covid dhe nuk isha mirë. Tani jam në shërim. Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt. Po ju dërgoj përqafime, shihemi së shpejti!”, ka shkruar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)