Nga Shqipëria / E Hënë 20 Nëntor 2017, 14:02

Olsi lidhet me Xhenin? Flet ish banori i Big Brother

Xheni u rikthye ditën e djeshme në Tiranë që pas largimit të saj në Itali pas ndarjes me Bernardin, dhe aty ku të gjithë menduam se ajo u kthye për tu pajtuar me ish partnerin e saj, në fakt ish konkurrentja e BB9 u shfaqë nën pranin e lojtarit tjetër të kësaj loje Olsit.

Ata të dy u panë duke darkuar së bashku dhe më pas në një nga clubet e Tiranës, duke u argëtuar  me njëri - tjetrin. Ka mjaftuar kjo që mediat të ndryshme të fillojnë të aludojnë mbi një lidhje të mundshme midis asaj dhe Olsit.

Por si qëndron e vërteta? Për të sqaruar të gjitha këto thashetheme ka qenë Olsi ai që ka reaguar nëpërmjet një postimi ku është munduar ti japi fund këtyre lajmeve.

“Nuk i kuptoj këtë lloj trashësie nga disa njerëz, që çdo foto me femër që hedh është ose e dashura ose dikush që ti kalon diçka. Mos harroni që kemi kushërira dhe shoqe që respekti që kemi vlen më shumë se disa fjalë nga njerëz me kokën bosh”.

“Kur të vij koha për të prezantuar të dashurën pa merak se do lodheni duke e parë në foto. Deri atëherë ka kohë. Të kemi shëndetin se dashuria vjen vet. Puc Puc” ka shkruar Olsi.