Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Shkurt 2022, 18:06

Emily ka bërë këngë për Ilirin, ai shpërthen në lot kur e dëgjon

Ilir Shaqiri ka patur një moment shumë emocionues ditën e sotme brenda shtëpisë së Big Brother. Produksioni i ka vendosur në sfond këngën e vajzës së tij, Emily.

Sapo i dëgjoi zërin, Iliri i mbushi sytë me lot dhe ndaloi për ta shijuar këtë moment.

"O Zot", tha finalisti me lot në sy dhe shumë i prekur. 

Për vetëm dy ditë, finalistët do të mund të dalin nga shtëpia e famshme e t'i rikthehen njerëzve të dashur.