Nga Shqipëria / E Hënë 20 Nëntor 2017, 14:02

Ja si janë veshur këngëtaret shqiptare në AMA/ Bleona apo Bebe, cila duket më bukur?

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua një nga ceremonitë më të shumëpritura ‘American Music Awards’, eventi i përvitshëm i muzikës dhe mund të themi që surprizat kanë qenë të shumta dhe mjaft të komentuara duke filluar që nga ndryshimi drastik në pamjen e Selena Gomenz , e deri tek veshjet e çuditshme që yjet e Hollywood kishin zgjedhur për këtë vit.

Ndër më të komentuarat ishin edhe dy këngëtaret shqiptare të cilat ishin pjesë e kësaj mbrëmje, Bleona Qereti dhe Bebe Rexha.

Bleona si gjithmonë edhe këtë herë kishte guxuar me veshjen e saj duke veshur një kostum i cili i ekspozonte këmbët e gjata si dhe pjesën e gjoksit. Ajo këtë vit kishte përzgjedhur stilistin e njohur Laurel De witt. Veshja e saj ka qenë e komentuar edhe nga mediat e huaja.

“Woah! Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, 38 vjeç, i tregoi shumë këmbët e saj në një veshje metalike që përbëhesh nga një palë të brendshme të argjendta, një xhaketë argjendi shumë e ulët e cila i tregonte dekoltenë dhe asgjë tjetër” është shprehur ‘Daily Mail’ në një shkrim.

Ndërsa Bebe Rexha kishte zgjedhur një veshje shumë ndryshe nga Bleona, ajo ishte shfaqur me një fustan bust të ngushtë pas trupit i dizenjuar me gurë të vegjël të shkëlqyeshëm. Ajo ishte veshur nga stilisti August Getty Atelier, dhe është komentuar në këtë mënyrë nga Daily Mail.

“Përshëndetje atje! Këngëtarja Bebe Rexha, 28 vjeç,i la shumë pak imagjinatës tonë me veshjen e saj gati të zhveshur, e cila ishte e ngjitur në trupin e saj dhe dukej e pabesueshme, sidomos kur e shikoje nga një distancë e largët.”

Po ju si mendoni për veshjen e vajzave shqiptare, a ja arritën ato qëllimit për të shkëlqyer?