Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Shkurt 2022, 14:02

Pas debatit me Balinën, Trixa e ka një mesazh dhe për Donaldin

Ditën e djeshme Beatrix Ramosaj reagoi ashpër ndaj opinionistes Balina Bodinaku, duke e akuzuar për shpifje. Këngëtarja publikoi disa mesazhe që sipas saj Balina i kishte shkëmbyer me një person tjetër pas largimit të saj nga Shqipëria ku aludohej se Trixa ishte me pushime me të dashurin.

Pas përplasjes me Balinën, postimi i rradhës i Trixës ka të bëjë me partnerin e saj, Donaldin.

Këngëtarja ka treguar se e mbështet Donaldin, pavarësisht hatërmbetjeve që pati pak ditë më parë për shkak se ai kishte ndarë batuta me Ermalin e Salsanon.

“Me ty”, ka shkruar Beatrix krah videos ku Donaldi shfaqet duke degjuar kengen e saj.