Kënga e re e Semit "Mos u kthe", u vendos mbrëmjen e kaluar edhe në Big Brother VIP. Banorët po e dëgjonin teksa ndodheshin në oborr dhe sigurisht e gjithë vëmendja ishte te Donaldi.

Donaldi ndonëse u shpreh se kënga 'është shumë e bukur', një pjesë e tekstit nuk i pëlqeu.

Bëhet fjalë për vargjet ku Semi thotë: "A e di si eshte me u zgju e mos me u gezu qe je gjalle?".

"Po uroka vdekjen kjo", tha Donaldi i prerë në fytyrë.


