Nga Shqipëria / E Martë 15 Shkurt 2022, 22:10

Nga bashkëjetesa te surprizat në studio, brenda lidhjes së Sarës dhe Pajtimit

Dj PM dhe Sara ishin sonte të ftuar në “Big Brother VIP FAN Club”, ku zbuluan të pathënat e lidhjes së tyre.

“Kemi një muaj jashtë shtëpisë, kemi dashur të jemi pak në privatësi, por jemi shumë mirë. Nuk po jetojmë bashkë, nuk jemi fejuar, shkojmë e vijmë Tiranë-Prishtinë dhe jemi shumë mirë”, tregoi Sara.

Po ashtu, dyshja u surprizuan në studio nga një buqetë e madhe me trëndafila nga fansat e tyre. Kjo i emocionoi të dy dhe në fund shkëmbyen një të puthur në buzë.