Pak ditë më parë Bruno deklaroi se fokusi i tij i vetëm në “Përputhen” është Florjana. "Dua të them, që nga njohjet e mia, dua të fokusohem te Florjana dhe nuk kam më nevojë që të kem njohje të reja, dhe as të kthehem te njohjet e vjetra. Për momentin, fokusi im është këtu", u shpreh ai.

Ndërkohë, në puntatën e sotme Bruno kishte menduar një surprizë shumë të veçantë për konkurrenten. Ai u shfaq i veshur me një “hoodie”, ku në të ishte stampuar gjysma e një luani. Bruno i dhuroi Florjanës një hoodie të njëjtë, por me gjysmën e një luaneshe. Dy figurat ishin plotësuese të njëra-tjetrës.

“Je luanesha ime në këtë studio”, i tha ai.
Florjana: E vlerësoj këtë dhuratë që më ke bërë sepse kjo tregon që ti ke interes ndaj meje. Edhe unë kam interes ndaj teje.





