Një incident ka ndodhur gjatë koncertit të një prej këngëtarëve më të suksesshëm shqiptar, Butrint Imerit. Ai është mjaft i kërkuar dhe ndër më të paguarit nëpër koncerte, por së fundmi i ka ndodhur një e papritur.
Teksa performonte në New York, një person i ka gjuajtur me një shishe. Në një video që kanë publikuar mediat në Kosovë, shihet këngëtari teksa fërkon kokën por nuk kishte asnjë lëndim serioz. Nuk dihet nëse incidenti ishte aksidental apo i qëllimshëm.
