Nga Shqipëria / E Martë 15 Shkurt 2022, 13:01

Dea dhe Albioni dalin çift nga Love Story

Rrugëtimi i Deas dhe Albionit në “Love Story” ka përfunduar. Dy konkurrentët shumë të emocionuar i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit duke treguar se do e vazhdojnë këtë rrugëtim jashtë kamerave.

Të gjithë protagonistët e spektaklit u mblodhën për të festuar finalizimin e histories së tyre të dashurisë. Në mbrëmje nuk munguan edhe të afërmit, nga ana e Deas ishte gjyshja e saj, ndërsa për Albionin kishin ardhur dy motrat e tij nga Kosova.

Dea: Në fillim të këtij rrugëtimi dëshiroja të gjeja një djalë që të më pëlqente, ta njihja dhe ta dashuroja. Momentin që të kam dhënë trëndafilin e parë. Të kam thënë që ka sy dhe shikime që ndonjëherë flasin mës humë se fjalët, shpresoj që nga sytë e tu të marr të njëjtin emocion që kam marrë prej ditës së parë.  E di që jemi mërzitur me njëri-tjetrin dhe dua të falenderoj që më ke pritur, je kaq i përkushtuar.Për fjalët e ëmbla që më thua dhe më pëlqen shumë kur më thua çika jem dhe shpresoj të jem gjithmonë çika jote. Albion, i përzgjedhuri im je ti dhe shpresoj e uroj me gjithë zemër që të jem edhe unë e përzgjedhura jote.

Albion: Dua të jem shumë i sinqertë me ty, kam pasur shumë dilema me atë që ka ndodhur, kam qenë shumë i mërzitur, xheloz, jam duke e menduar dhe e kam menduar shumë që si t’ja bëj me ty, por ti e di shumë mirë që prej fillimit kam qenë i përkushtuar për ty. E di shumë mirë si jam sjellë me ty, ke dalë në shumë takime, kam qenë i stresuar. Nuk e di as vetë si ta përshkruaj, por pas gjithë kësaj që ka ndodhur edhe ti je e përzgjedhura ime se të dua shumë.