Vera Grabocka zgjodhi ta urojë publikisht Shën Valentinin duke postuar një foto nga ato të rrallat. Producentja shfaqet duke i dhuruar një puthje bashkëshortit të saj Timo Flloko, foto e realizuar gjatë pushimeve në Malibu.

Grabocka bën dhe një dedikim romantik për njeriun e jetës së saj duke e përshkruar dashurinë si një gravitacion magjik.

“Dashuria… univers, gravitacion magjik. V-ja afron dy skaje ne te njejten pike. Malibu-Gusht 2021” shkruan Grabocka.




