Nga Shqipëria / E Martë 15 Shkurt 2022, 10:10

Elgit Doda: Donaldi e meriton fitoren, është shtrydhur deri në pikën e fundit

Elgit Doda është miku i Donaldit dhe e ka mbështetur shumë që të marrë fitoren e Big Brother VIP. Elgiti ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku u shpreh se Donaldi e meriton fitoren pasi ka qenë dhe banori më i komentuar në rrjet.

Elgit Doda: Për fatin e mirë, jam në panel sot. E meriton fitoren. Realisht ai djalë aty ka shfaqur të gjithë dimensionet e veta, është shtrydhur deri në pikën e fundit. Sa lajme janë bërë për atë, të mbledhësh të gjithë bashkë ata, nuk janë bërë.

Unë hyra për Donaldin, por i këndova dhe Monikës. Unë e kam thënë që produksioni kur unë kam folur dhe është aluduar se i kam thënë diçka, është thënë vetëm “I love you I love you, jepi forca” dhe si ka dalë aty “ke dalë keq”, s’ka lidhje. Unë i pashë të gjithë, është tjetër kur i shikon dhe tjetër kur i takon. Është presion i fortë psikologjik.