Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shkurt 2022, 15:03

Arjola do të prezantojë 'Portokallinë', Lisa Kujofsa e thumbon publikisht

Gjatë qëndrimit në "Big Brother", Arjola shprehu dëshirën që në të ardhmen të prezantojë Portokallinë. E ftuar në ‘Fun Club’, Arjola deklaroi se një pozicion i tillë do e rriste një nivel më lartë.

Lisa Kujovska ka hedhur një thumb për këtë çështje pasi mendon se kërkesa e Arjolës për t’u bërë prezantuese e ‘Portokallisë’ nuk është hiç e drejtë. Me një paralelizëm me aktoren e famshme Sofia Loren, Lisa thotë se në të vërtetë aktrimi është shumë më lart.

“Ishte gjë e bukur, është fantastike, shikohesh me një sy ndryshe. Jo vetëm ajo aktorja që do dalë, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një farë forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë, nuk e bëri”, shkruan Lisa.