Mbrëmjen e së dielës Arbana e ka kaluar duke ndjekur spektaklin "Klanifornia", ku në një prej skeçeve imitohet "Big Brother VIP", nën emrin “Daja i Madh VIP”.

Arbana ka publikuar një video në Instastory ku shihet duke ndjekur spektaklin.

Moderatorja ka reaguar me sportivitet pasi dëgjohet në sfond duke qeshur me performancën e aktorëve të humorit.





