Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shkurt 2022, 11:11

Zogu Tiranës feston Shën Valentinin, zbulohet me kë ndodhet në resortin luksoz

Prezantuesi Hermes Nikaj i njohur si Zogu i Tiranës nuk po e kalon vetëm Shën Valentinin. Në Ditën e të dashuruarëve, djali më i komentuar i showbizit ndodhet në një resort luksoz ku ka realizuar një set fotografik.

Hermes shoqërohet nga mikesha e tij, këngëtarja dhe biznesmenia Kristina Ibro e njohur ndryshe edhe me emrin e artit Christina Aguilera Shqiptarja. 

26-vjecari në setin fotografik të realizuar nga Sonny. K. Elson dhe kuratore imazhi Merita Merja, shfaqet mes luksit e duke festuar së bashku me aksesorë të markave të shtrenjta.

Para pak ditesh Hermesi ishte në Stamboll për pushime ku ekspozoi edhe hotelet e shtrenjta ku pushonte dhe shopping.