Pas finales së madhe të së premtes, katër konkurrentët e fundit të "Big Brother" d t’i rikthehen jetës normale. Duke marrë në konsideratë këtë pjesë, Donaldi ka shpalosur një ide shumë interesante për Beniadën.

Modelja nga Durrësi e rritur në Itali, është bërë e njohur për batutat e saj brenda shtëpisë. Mënyra se si ajo këndon këngën “O llokum” duke e zëvendësuar me fjalën “parfum”, është bërë virale në rrjet. Për Donaldin do ishte një superbiznes, nëse Beniada do të hapte një parfumeri.

Sipas tij parfumet do të shiteshin edhe nëse nuk do ishin të mirë, vetëm prej Beniadës dhe historisë së saj me “parfumin”.
Einxhel nga ana tjetër propozoi që Beniada të nxirrte në treg një parfum të sajin.

