Këtë të martë nuk ka Big Brother VIP pasi produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes. Por çfarë do të transmetohet të martën në Top channel?

Top Channel ka hartuar një plan të mirë për zëvendësimin e orëve Prime në televizion për të martën. Në vend të Big Brother VIP do të zhvillohet emisioni “Big Brother Fan Club”.

Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë. Do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.

Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe.
Burimi: Gazetablic



