Nga Shqipëria / E Diel 13 Shkurt 2022, 21:09

Më e lumtur se kurrë, Fifi i bën dedikim Adisit

Fifi duket më e lumtur se kurrë që kur konfirmoi lidhjen me Adis Patushin, një personazh jo pak i njohur për publikun pasi dikur ka qenë bashkëshorti i Adrola Dushit.

Sot këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet krah Adisit, i cili e ka përqafuar dhe i bën atij një dedikim.

"Ti m'ke mua", shkruan Fifi.

Kujtojmë që së fundmi dyshja kanë familjarizuar lidhjen dhe Fifi është takuar me familjen e partnerit. Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i "Big Brother VIP', Kledi Hysa, i cili është kushëriri i Adisit.

Kledi ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet pranë Fifit, Adisit e familjarëve të tyre. "Koha e familjes", shkruar ai krahas fotos.