Pak kohë më parë Arjola zbuloi se dëshiron të prezantojë 'Portokallinë' krah Fjoralba Ponarit dhe Salsano Rrapit. "Te kartolina kam shkruar që dëshira ime është të prezantoj Portokallinë krah Salsanos dhe Fjoralbës. Kjo më ngre dhe më mundëson gjithashtu udhëtimin për fëmijët e mi", tha ajo.

Arjola ishte sot e ftuar në "Big Brother VIP" ku foli më shumë për dëshirën e saj. “Unë doja ta përfitoja duke punuar dhe jo duke ma falur sepse sigurisht që “Portokallia” do….Sigurisht që do doja ta prezantoja, e kam dëshiruar prej shumë kohësh, është gjë e bukur, fantastike. Shikohesh me një sy ndryshe, jo vetëm aktorja që do dalë të bëjë humor. Të plotëson, të rrit artistikisht”, tha ajo.

Më tej, Arjola zbuloi se ka marrë vesh një lajm të bukur. “Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Jam super e lumtur, nuk kam informacion të bollshëm, shumë pak”, u shpreh aktorja. Për çfarë të bëhet fjalë vallë? A do e shohim Arjolën si bashkëprezantuese në “Portokalli”?



