Arjola Demiri ishte sot e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku dha intervistën e saj të parë pas daljes. Gjatë intervistës, ajo iu përgjigj akuzave për viktimizim.

Arjola tha se ajo që ka treguar në “Big Brother VIP” ka qenë historia e saj e thënë në mënyrë të zvogëluar, pasi mund të kishte thënë akoma më shumë.

"Ajo që unë kam treguar brenda "Big Brother" ka qenë e moderuar, e zvogëluar për të ruajtur disa ekuilibra jashtë, brenda, për fëmijët. Unë jam një vajzë e fortë, por ajo që publiku nuk dinte për mua është se unë jam një vajzë super e ndjeshme. Aq sa jam e fortë, aq dhe jam e brishtë, e ndjeshme. Unë kam treguar eksperiencën time për të inspiruar, kam treguar vështirësitë e mija që janë ngjarje që lenë shumë shenjë", u shpreh aktorja.




