Këngëtari i njohur Sardi ishte i ftuar surprizë sonte në “Përputhen Prime”. Ai këndoi për Mikelën dhe Erionin, si dhe nuk i kurseu komplimentet për moderatoren Bora Zemani.

Ai tha se Bora është një ndër vajzat më të bukura të trojeve shqiptare. "Çdokush duhet ta thotë çdo natë ty sa e bukur je, je një ndër vajzat më të bukura të trojeve shqiptare", u shpreh Sardi.

“Ahh sikur”, u përgjigj moderatorja.




