Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Mikela u deklarua vetëm për Erionin. Mirëpo, ky i fundit nuk e priti dhe aq mirë. Ai u largua nga programi duke përlotur Mikelën.

Më pas Erioni u rikthye dhe i kërkoi falje për reagimin. Ai tha se deklarata i erdhi papritur dhe pati presion psikologjik.
Erioni: Pikë së pari të kërkoj falje. E pashë që s’je mirë. Ndoshta reagova pak jo siç duhet, momenti kur folëm në ‘backstage’. Nuk është që më erdhi keq, mua më erdhi mirë. Por më erdhi pak shpejtë dhe pata një presion psikologjik. Mikelën e kam shumë xhan, ndjehem shumë mirë kur jam në shoqërinë e saj. Momenti që ti deklarohesh për mu rrugëtimi im ndryshon, unë ndjej një farë obligimi.

Mikela: Fakti që unë po deklarohem për ty, nuk ka qenë nga presioni këtu brenda. Kam pritur një moment që te ndihesha e sigurt. Nëse nuk është për të dalë bashkë, do dal vetëm. Nuk kam pse të gënjej as djemtë e tjerë, por as veten. Këtu jam vetëm për ty. Nuk jam e dashuruar por kam ndjesi për ty. Dua që rrugëtimit tim t’i vë një kapak. Në këtë program dua të jem vetëm për ty. Unë po bëj atë që më ndjen zemra kështu që dua të bësh edhe ti të njëjtën gjë.
Erioni: Zgjedhja jote nuk është gabim, por i kuptoj edhe arsyet e tua.
Në fund Erioni kërkoi kohë për të menduar përgjigjen e tij.





