Bashkimi dhe Alvisa i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm disa javë pasi lanë programin "Përputhen" si çift. Bashkimi bëri me dije se romancës i erdhi fundi përmes një postimi në rrjete sociale.
Së fundmi, në një intervistë për "Prive", Alvisa ka folur për herë të parë. Ajo ka treguar se Bashkimi ishte më i tërhequr, sepse nuk ishte mësuar me lidhje serioze. Ish-konkurrentja është shprehur se ndarja e tyre ka qenë e paqtë dhe jo me sherr.
“Janë disa gjëra që dolën ndryshe nga të dyja palët, por gjithsesi unë e vlerësoj shumë si njeri. Jam shumë e lumtur që e kam njohur pavarësisht të gjitha gjërave, por kjo është jeta, gjërat nuk shkojnë siç duam ne.
Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku.
Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program.
Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar”, ka thënë Alvisa.
