Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Nëntor 2017, 18:06

Ju nuk e dinit, por ky aktor i njohur amerikan është me origjinë shqiptare

Në qoftë se keni parë serialin e famshëm amerikan ‘How to get Away with Murder’ dhe ju ka tërhequr vëmendjen djaloshi simpatik që luan rolin e Paxton Curtis, duhet të dini se djali në fjalë  është me origjinë shqiptare.

Ai është nga qyteti i Shkodrës, por si shumë shqiptarë të tjerë edhe familja e tij u largua para shumë vitesh në Detroit të Amerikës. Në moshën 14 vjeçare Niko u zhvendos në San Diego të Kalifornisë ku dhe përfundoj studimet e tij në universitetin e Canyon Crest Academy.

Karriera e tij ka filluar fillimisht si model ku ai ka qenë imazh i disa reklamave si dhe pjesë e këngës 'A year without rain' e Selena Gomez.

Përveç rolit të tij në serialin 'How to get Away with Munrder', Niko ka luajtur dhe në filmat 'My psycho sweet 16', 'Bunheads' etj.

Por pavarësisht se ka shumë vite jashtë ai kurrë nuk e mohon origjinën e tij shqiptare, madje ai ka edhe tatuazhin e shqiponjës në krahun e tij.

 

A post shared by Niko (@nikopepajla) on

Niko Pepaj
Niko Pepaj
Niko Pepaj
Niko Pepaj
Niko Pepaj