Salsano ka reaguar sot pas zhurmës së madhe që u bë mbrëmjen e djeshme në "Big Brother". Trixa refuzoi të darkonte me finalistët, e mërzitur pas batutave që Ermali, Salsano e disa prej banorëve shkëmbyen.

Gjatë batutave, Salsano u shpreh se Donaldi në film do ta ‘vrasë’ edhe Trixën gabimisht, gjë që shkaktoi të qeshura mes banorëve, përfshirë Donaldin.

Ishte Anxhelina Hadërgjonaj ajo që zbuloi shkakun e hatërmbetjes: “Eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos (per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′ Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari cfare vendimi te doje sepse boll ka duruar!”, shkruante Anxhelina.

Pas kësaj situate, Salsano ka reaguar me një video në Instagram ku sërish me nota humori tregon se do bëjë një film me Ermalin, ku ai do e vrasë dhe pastaj do pinë kafe bashkë ndërsa të tjerët do jenë të lumtur. Salsano me shaka shkruan se filmi do të titullohet "Big Kanibal".
View this post on Instagram
