Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Shkurt 2022, 11:11

'Nuk u mërzit nga ty, por...', Anxhelina Hadërgjonaj i përgjigjet Ermalit dhe tregon çfarë e lëndoi Beatrix

Mbrëmjen e djeshme në "Big Brother" Beatrix Ramosaj refuzoi t'i bashkohej darkës me banorët finalist dhe u tha se ajo është mërzitur nga biseda e Ermalit me Donaldin në lidhje me Bora Zemanin.

Nisur nga kjo, Ermali reagoi me një video në rrjete sociale ku i dërgoi një mesazh publik Trixës duke sqaruar se e gjitha ishte në kuadrin e shakasë.

Ndërkohë, në sektorin e komenteve ka marrë vëmendje ajo që shkruan Anxhelina, kushërira e Beatrix. Ajo thotë se Beatrix nuk është prekur nga shakaja e Ermalit por e Salsanos dhe qeshja e banorëve të tjerë që i konsideron të afërt.

“Ermal sepse sic e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tret( sepse Trixes i jan fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson) Por eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos( per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′ Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari cfare vendimi te doje sepse boll ka duruar!”, ka shkruar Anxhelina.