Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Shkurt 2022, 01:01

Bora Zemani reagon për zhurmën që po bëhet në rrjet

Bora Zemanit i është përmendur shumë emri në 24 orët e fundit pas batutave që Ermal Mamaqi dhe Donald Veshaj ndanë në "Big Brother". Ermali tregoi se Borën do e shohim në sezonin e dytë të "H.O.T" ndërsa Donaldi me disa të ftuar e banorë shkëmbyen humor e batuta.

Pas përmendjes së Bora Zemanit në bisedën e tyre, Trixa vendosi të refuzonte darkën e "Big Brother" mbrëmë duke mos iu bashkuar ish-banorëve të tjerë.

Emri i Bora Zemanit ishte prapë i shumëpërmendur në prime e të premtes prandaj moderatorja ka reaguar me një video në Tik tok. Bora shfaqet duke dëgjuar me habi sesi thërrasin emrin e saj disa moderatorë dhe video nis me zërin e Arbana Osmanit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al)