Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Shkurt 2022, 00:12

Einxhel shpallet finalistja e katërt e 'BBV', moderatorja përlotet

Mbrëmjen e sotme Einxhel u zgjodh finalistja e katërt e "Big Brother VIP". Ajo do të jetë në finale së bashku me Ilirin, Beniadën dhe Donaldin.

E përlotur, moderatorja u shpreh se ka dashur shumë të jetë në finale. "E doja shumë këtë finale, doja ta coja deri në fund këtë rrugëtim. Nuk ka qenë e lehtë por i falenderoj pafund njerëzit që kanë zgjedhur të jem në finale", tha ajo.

Arbana Osmani: Ke mbijetuar 19 votime, kjo do të thotë të jesh luftarake Einxhel