Arjola Demiri u eliminua sonte nga “Big Brother VIP”, duke hequr dorë nga çmimi i madh. “Jam e lumtur që isha deri tani. Fitova një super eksperiencë. Do dal t’iu suportoj nga jashtë”, iu tha ajo banorëve para se të dilte.

Arjolën nuk e mërziti ky fakt, madje dukej se e priste. Para se Arbana të bënte të ditur emrin, ajo shprehej “unë do të dal”.

Kujtojmë se pak ditë më parë aktorja u surprizua me një shtëpi në Kodrën e Diellit nga “Top Channel”.





