Shtëpia e “Big Brother VIP” u mbush plot mbrëmjen e djeshme. Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Edi Manushi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Salsano Rrapi e Rovena Lule ishin mysafirët e banorëve.

Të gjithë darkuan së bashku dhe kaluan një kohë të mirë. Sonte në “Prime”, Arbana iu bëri një rreng banorëve. Ajo iu tha se këta personazhe të njohur do jenë banorët më të rinj të “Big Brother VIP”, i cili do të shtyhet dhe për një muaj tjetër.

Mirëpo, banorët e morën me të qeshura dhe nuk e besuan Arbanën. Sipas tyre, ato nuk do duronin të qëndronin të izoluar.




