Mbrëmjen e sotme banorët e “Big Brother VIP” janë pyetur se me kë do dëshironin të shkonin në finale. Iliri ka zgjedhur dy emra, Arjolën dhe Donaldin.

Zgjidhja e Donaldit i ka habitur të gjithë sepse raporti i dyshes në shtëpi nuk ka qenë dhe aq i mirë. “Njërin e zgjedh për dashuri, tjetrin për meritokraci”, tha Iliri.

“Mua më zgjedh për dashuri”, replikoi Donaldi, duke shkaktuar të qeshura te banorët.




