Nga Shqipëria / E Premte 11 Shkurt 2022, 21:09

Sa i veçantë: Kylie Jenner zbulon më në fund emrin e të birit

Me datë 2 shkurt Kylie Jenner u bë nënë për herë të dytë me ardhjen në jetë të një djali. Sot ajo ka zbuluar dhe emrin e vogëlushit. 

 

Kylie dhe Travis i kanë vendosur të birit emrin Wolf. Ylli i "Keeping Up With the Kardashians" ka postuar një status në rrjete sociale ku ka shkruar vetëm emrin e tij: Wolf Webster.

Sipas "nameberry.com", Wolf është një emër me origjinë gjermane dhe ka kuptimin "ujk udhëtar". Kujtojmë se pak ditë më parë të gjithë ndjekësit ishin të bindur se vogëlushi quhej Angel.