Ish-banori i "Big Brother VIP", Tan Brama ishte së fundmi i ftuar në emisionin "ABC e Pasdites". Gjatë intervistës me Ermal Peçin, ai tha se ka artistë që nuk e kanë paguar.

“Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e, ditë për ditë duke punuar. Duke thënë s’më pelqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 300 mijë lekë. Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk mu duk e pastër”, u shpreh Tani.

Me insistimin e moderatorit për të mësuar emrin e këngëtares, ai zbuloi se bëhet fjalë për Arilena Arën. “Sigurisht Arilena”, pohoi ai.



