Nga Shqipëria / E Premte 11 Shkurt 2022, 19:07

Çfarë ndodhi? Einxhel nuk i mban dot lotët në ‘Big Brother VIP’

Einxhel nuk i ka mbajtur dot lotët pasditen e sotme në “Big Brother VIP”. Ajo po qëndronte e shtrire në krevat, duke menduar se një banor do të largohet nga shtëpia.

“Do mërzitem shumë kushdo që të dalë dhe nuk do jetë dhe një javë”, është shprehur ajo. Mikesha e saj, Beniada i është afruar për ta ngushëlluar.

“Po qan? Ooo unë thashë se bën kështu se ke grip. Qenushe e vogëël. Ua Enxhi po qan, po qan për herën e dytë pas daljes së Dagzit, po qan Enxhi”, i ka thënë modelja për t’i ngritur humorin.