Nga Shqipëria / E Premte 11 Shkurt 2022, 16:04

'Nuk të kam harruar', 4 parashuta vetëm për Monikën nga piloti

Teksa banorët po merrnin rreze dielli, mbi shtëpinë e Big Brother kaluan 4 parashuta. Surpriza ishte për Monikën, e cila ka pritur prej ditësh një mesazh nga piloti i saj.

"Monika nuk të kam harruar", shkruhej në njërën prej parashutave.

E emocionuar Monika u ngrit në këmbë duke përshëndetur me duar pilotin dhe u shpreh shumë e lumtur për këtë surprizë.