Para pak kohësh dy këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu pranuan zërat që qarkullonin për një lidhje të mundshme midis tyre, duke shpallur fejesën.

Ata së fundmi publikuan edhe bashkëpunimin e tyre më të fundit me titullin ‘Dashni’, i cili u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar duke shënuar edhe 3 milion klikime në Youtube brenda 2 javësh.
Po pas fejesës këngëtarja e hitit “Ki me ni” ka vendosur të ndryshojë pamje dhe këtë gjë e ka ndarë edhe me ndjekësi e saj.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar disa foto me një stil të ri flokësh i cili të themi të drejtën i shkon shumë, gjithashtu ndjekësit e saj e kanë pritur mjaft mirë duke e komplimentuar atë për modelin e zgjedhur.





