Bora Zemanin do e shohim në sezonin e dytë të serialit "H.O.T". Lajmin e ka zbuluar vetë Ermal Mamaqi, i ftuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e "Big Brother". Teksa bisedonte me Donaldin, Xhemin, Salsanon, Arjolën, Ermali tha se në sezonin e dytë do marrë dhe Borën.

Në këtë moment nisi të ngacmonte paksa dhe Donaldin, i cili është komentuar shumë për historinë me moderatoren. Donaldi nga ana tjetër u ndal tek pagesa duke thënë që Bora duhet paguar mirë.
Biseda:
Ermali: Te sezoni ri do marrim Bora Zemanin si aktore.
Donaldi: Te sezoni ri?
Ermali: Po
Donaldi: Vetëm duhet ta paguash mirë.
Ermali: Pse të djeg miza ty?
Donaldi: Unë u kujdesa .
Ermali: Unë paguaj se kam sponsora.






