Nga Shqipëria / E Premte 11 Shkurt 2022, 09:09

Pjesëmarrja e Alketës në Sanremo, Iliri: Ndërhyri agjenti më i madh në Itali

Vëllai i madh së fundmi u dha një detyrë banorëve të cilët duhet të gjenin se cili lajm ishte i vërtetë dhe cili jo. Një nga këto lajme ishte edhe pjesëmarrja e Antonela Berishës në festivalin e "Sanremos".

Shumica e banorëve nuk e besuan këtë lajm, pasi sipas tyre është shumë e vështirë të bëhesh pjesë e këtij festivali. Mes të tjerash, Iliri përmend edhe Alketa Vejsiun dhe pjesëmarrjen e saj të bujshme në këtë festival.

“Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër. Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo?".

Kujtojmë që lidhur me lajmet e Sanremos reagoi dje dhe Antonela e cila sqaroi: "Dua të sqaroj që unë isha kumbara e javës në Sanremo dhe do bëja programacionet e ditës. Të gjithë mendojnë se do dilja në Ariston, por për të dalë aty duhet të përgatitesh shumë kohë përpara".