Einxhel ka marrë një surprizë nga Dagz që e ka lënë pa fjalë. Një parashutë ka fluturuar mbi shtëpinë e Big Brother me një dedikim bashkëngjitur me foton e moderatores.

Parashutisti mbante gjithashtu dhe një arush që më pas e hodhi brenda shtëpisë.

Dhurata ishte nga Dj Dagz, i cili e postoi këtë moment në Instagram duke shkruar: "Duke e bërë atë të lumtur".

Einxhel u emocionua pasi kishte kërkuar prej kohësh një dhuratë nga ai.




