Shtëpia e "Big Brother VIP" sonte është mbushur plot. Mysafirë kanë ardhur disa nga personalitetet më të njohura të ekranit, mes tyre Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Salsano Rrapi e Fiorentina Halili.

Me t'i parë në derë, banorët u hodhën t'i përqafonin të lumtur.

Banorët kanë shtruar dhe darkën për mysafirët duke ndarë në tryezë biseda të gjata e batuta.










