Nga Shqipëria / E Enjte 10 Shkurt 2022, 22:10

Antonela reagon për akuzat se mashtroi për Sanremon

Antonela Berisha është akuzuar për mashtrim mbi lajmin se do të jetë pjesë e spektaklit të madh italian, Sanremo 2022. Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i ftuar në Top Albania Radio hodhi poshtë lajmin duke thënë se njoftimin e ka postuar vetëm një media italiane dhe më pas po i njëjti lajm është fshirë. 

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar vetë Antonela përmes një video mesazhi të gjatë ku sqaron gjithë situatën dhe më tej ndan edhe disa postime.