Nga Shqipëria / E Enjte 10 Shkurt 2022, 21:09

Beniada merr surprizën më të bukur nga qielli

Surprizat nga qielli nuk kanë të ndalur për banorët e "Big Brother". Sot rradhën e ka patur Beniada, e cila prej kohësh nuk kishte marrë një surprizë të tillë.

Ishin fansat e saj të cilët nëpërmjet një parashute i bënë asaj një dedikim.

"Për kok të Zotit je shumë e mirë. Të duam shumë", shkruhej në banderolë.

Beniada ishte shtrirë në shezlong kur në qiell kaloi parashuta me emrin e saj dhe që e gëzoi pa masë.