Nga Shqipëria / E Enjte 10 Shkurt 2022, 15:03

'Produksioni ka rezervuar qershinë mbi tortë', Einxhel flet për finalen dhe ka vetëm një dëshirë

Gjatë një bisede me banorët, Einxhel është shprehur se dëshiron ta përjetojë finalen e madhe të “Big Brother VIP” dhe kjo jo vetëm për çmimin e madh. Ajo tha sa përderisa ka arritur deri këtu, dëshiron të jetë e pranishme dhe atë natë.

Moderatorja u shpreh e sigurt se produksioni ka rezervuar “qershinë mbi tortë” për finale.

“Unë e kam thënë që natën kur na është shtuar një 15-she, më mirë të na ishte shtuar një finalist. Dhe nëse do isha unë e pesta, nuk është çështja te 10 mijë euroshi apo te pretendimi i 100 mijë euroshit, dua të jem me 18 Shkurt. Dua ta përjetoj si spektakël, nuk dua ta përjetoj si spektatore, nuk dua ta shikoj as në studio as nga shtëpia. Përderisa kam ardhur deri këtu, pse mos ta përjetoj. Jam e sigurt që produksioni, Vëllai i Madh për atë natë ka rezervuar qershinë mbi tortë, crème de la crème të spektaklit dhe dua të jem te ajo gjëja. Kam dëshirë të jem, me apo pa 10 mijshen, edhe sikur të jem e pesta ose e gjashta, edhe sikur të jetë për…ku di gjë unë, hajt se po e fusim dhe këtë. Kam ardhur deri këtu, pse mos të rri dhe këto 3 ditë”, tha Einxhel.