Në 2 shkurt Kylie Jenner u bë nënë për herë të dytë me ardhjen në jetë të djalit. Miliarderja nuk e ka zbuluar emrin e vogëlushit, por ndjekësit janë të bindur se emri i djalit të saj është bërë i ditur në komentet e postimit.

Kris Jenner e ka zbuluar emrin në komentin e saj. “Engjëll i ëmbël”, shkroi Kris për nipin e saj dhe fjala “engjëll” ka nisur një zinxhir komentesh.

Njerëz të ngushtë të rrethit të Kylie kanë komentuar ikonën e engjëllit, shoqja e saj e ngushtë ka përsëritur fjalën, ndërsa grimieri thotë “mezi po pret të takojë engjëllin e vogël”. Një ndjekës pyeti: “Është emri i foshnjes Angel sepse po e shoh në çdo koment?”

Shumë prej tyre mendojnë se foshnja është quajtur Angel për shkak të ditëlindjes së tij. Data 02/02/2022 konsiderohet me numra engjëllorë që simbolizojnë fatin e mirë.





