Kristi Aliaj, një nga dy fronistët e emisionit "Love Story", ishte i ftuar në "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora. Kristi tha se me kalimin e viteve shijet e tij për gratë kanë ndryshuar. Ai thotë se dëshiron që t'i ngjasojnë imazhit të mamit të tij në karakter dhe fizik.

Kristi Aliaj: Po ndryshojnë shijet për femrat, i dua pak më afër imazhit të mamit tim edhe si fizik edhe si personalitet. Dua një fizikalitet shumë të spiktaur, karakter dinamik por edhe stabile.

Ndër të tjera Kristi shprehet se romanca që ai kërkon është një romancë racionale. Ai thotë se marrëdhënie e tij më afatgjatë ka qenë 4 vjet dhe se është lënduar shumë nga dashuria, por kjo nuk e ka bërë që të humbasë besimin te gratë.



