Këngëtarja shqiptare Marjona Metohu, e njohur për hitin “A isha” është në pritje të ëmbël. Pak ditë më parë Marjona zbuloi nga Maldivet edhe gjininë e bebit.

Përmes një ceremonie të realizuar në plazh, Marjona dhe partneri treguan se do bëhen me djalë. E ftuar së fundmi tek "Rudina", këngëtarja zbuloi dhe emrin që do t'i vendosin djalit.

Rudina Magjistari: Keni filluar të mendoni për emrin?
Marjona Metohu: Të lutem, emri është menduar fiks që kur babi ka thënë që do të kemi një djalë bashkë, e kishte menduar edhe emrin. “Do jetë djalë dhe do ketë këtë emër”.
Rudina Magjistari: E keni ndarë mendjen.

Marjona Metohu: E kemi ndarë mendjen dhe duam që djali të quhet Matias. Kur ia kam thënë mamit, ka thënë “o sa mirë paskeni bashkuar emrat tuaj, Marjona, Taulant” dhe vetëm aty na ra në mend të dyve që ky emër është deri diku një bashkim i emrave tanë.
Rudina Magjistari: Është e vërtetë, po ta mendosh. Një shenjë e bukur që flet për dashurinë dhe lidhjen tuaj të fortë.
Marjona Metohu: Po të kishte qenë ai këtu, do thoshte “ishte shenjë për të qenë djalë”.




