Einxhel Shkira është një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP”. Mirëpo, aq sa e pëlqejnë, aq edhe nuk e pëlqejnë.

Së fundmi, Armina Mevlani ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj moderatores. Gjatë një bisede në “Goca dhe Gra” ajo e ka përjashtuar nga fitorja, ndërsa ka shtuar se dëshiron ta fitojë Iliri.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”, është shprehur Armina.



