Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u futën për darkë dy opinionistët, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari. Gjatë darkës, dyshja biseduan gjerë e gjatë me banorët.

Balina u ndal veçanërisht te Einxhel, të cilës i tha se mund të jetë xheloze ndaj marrëdhënies që ka Beniada me Donaldin. Ajo shtoi se në raportin e dy vajzave, Beniada ka dhënë më shumë se Einxheli.

“Je xheloze më duket. Nuk e kuptoj se çfarë të pengon që Beniada të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Donaldin? Të them të drejtën në marrëdhënien tuaj, ndonëse ti nuk ke vënë njeri përpara Beniadës, në raportin midis ju të dyjave mua më duket sikur Beniada jep më shumë”, tha Balina.
Nga ana tjetër Einxhel u shpreh se nuk i ka thënë kurrë Beniadës të mos flasë me Donaldin.




