Disa nga banorët e “Big Brother VIP” ishin së fundmi të ftuar në “Pardon my French”, mes tyre dhe këngëtarja e njohur Big Mama. Përpos rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo foli dhe për jetën private.

Big Mama tregoi se është beqare dhe se pas “Big Brother VIP” i janë zhdukur të gjitha kërkesat. Këngëtarja shtoi se kur e shohin, burrat ndryshojnë rrugë nga frika.

“Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë", tha Big Mama.




